Ramush Haradinaj: Kosova po hyn në krizë të thellë sociale, urgjentisht Ligji i Pagave të dërgohet për miratim

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 13:11
Ramush Haradinaj: Kosova po hyn në krizë të thellë sociale, urgjentisht Ligji i Pagave të dërgohet për miratim

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj i ka dal në mbështetje punëtorëve shëndetësorë të cilët kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesën që Ligji i Pagave të implementohet deri në janar.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kërkesë urgjente e AAK’së është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës si dhe të përpilohet buxheti i ri në përputhje me nevojat që reflektojnë në përballjen me situatën e rëndë ekonomike.

Haradinaj ka thënë se vendi po hyn në një krizë të thellë sociale dhe se qeveria i ka lënë në pozitë të vështirë qytetarët.

Shkrimi i tij i plotë:

Kosova po hyn në krizë të thellë sociale. Qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë. Rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë.

Qeveria e Kosovës, i ka lënë në pozitë të vështirë kategoritë të cilat kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë, si pasojë e së cilës edhe ekonomia edhe bizneset kanë përjetuar goditje të rëndë.

Për krejt këto arsye, sot jam me punëtorët shëndetësorë që protestojnë për të drejtat e tyre.

Qeveria duhet të kthjellohet urgjentisht dhe të konsiderojë të gjitha masat e nevojshme që e lehtësojnë përballimin e kësaj situate të rëndë.

Kërkesa jonë urgjente është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, si dhe përpilimi i buxhetit të ri të jetë në përputhje të plotë me nevojat imediate që reflektojnë përballjen me situatën e rëndë ekonomike e sociale.

RH

(Kosova Sot Online)