Një shqiptare zgjidhet nënkryetare e Shkupit

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 14:23
Një shqiptare zgjidhet nënkryetare e Shkupit

Bujare Abazi, këshilltare nga radhët e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetare e Qytetit të Shkupit.

Lajmin  e ka konfirmuar vetë Abazi, e cila gjithashtu është edhe nënkryetare e partisë Aleanca për Shqiptarët.

“Është nder dhe privilegj për mua. E lindur dhe e rritur në Shkup, të bëhem pjesë e ekipit që do të bëjë më të mirën për Shkupin. Të punojmë ndershëm, me përgjegjësi, përkushtim për një Shkup modern e me perspektivë për të gjithë qytetarët”, tha Abazi

(Kosova Sot Online)