Lexoni edhe:
Vota në Kosovë i dënojë grupet e interesit dhe lidhjet klanore
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Mendoj që kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama për 4 vitet e ardhshme do e rikthen besimin qytetar dhe do e rikthen rendin dhe ligjin pa asnjë problem apo mangësi.
Unë dua të besoj në këtë, pasi që edhe ishte zotim i tij elektoral i filluar shumë herët, prandaj që në fillim edhe dua që t'ia uroj fitoren z. Përparim Rames ku zyrtarisht është shpallur Kryetar i Prishtinës dhe tash jemi në pritje të legjitimimit me certifikim të rezultatit zgjedhor.
-Duke e ditur qe ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e ka shkatërruar Prishtinën ne çdo cep te saj me projektet e tij skandaloze dhe kriminale, duke filluar nga parkingu qe gjendet prapa palestrës sportive Boro e Ramizi dhe kështu duke përfunduar me projektet e tenderomanis në industrinë e ndërtimit pa leje dhe ndërtime të egra.
Vota në Kosovë i dënojë grupet e interesit dhe lidhjet klanoreLexoni edhe:
Prandaj Përparim Rama jam i bindur që për 70% do të arrin ta rikthen atë imazhin e bukur dhe pozitiv që e ka pasur Prishtina në të kaluarën, para 8 viteve, e sidomos atë imazh të dëmtuar në këto dy mandatet e fundit të Shpend Ahmetit. Ajo se çka duhet të bëjë kryetari i ri i Prishtinës është që të kërkon llogari nga Shpend Ahmeti për keqpërdorimet që i ka bërë si dhe ta akuzoj për çdo vepër kriminale që e ka bërë kinse me projekte zhvillimore për të mirën e Prishtinës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".