Vjehrri e bën për mjek nusen e djalit në Rahovec

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 10:24
Vjehrri e bën për mjek nusen e djalit në Rahovec

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.

“Rahovec 19.11.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër, nusen e djalit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)