Dy kosovarë i befasojnë mërgimtarët në Paris, paraqiten me vetura me tabela të Kosovës atje

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 11:18
Dy kosovarë i befasojnë mërgimtarët në Paris, paraqiten me vetura me tabela të Kosovës atje

Dy qytetarë nga Kosova, kanë shkuar me veturat e tyre Audi Q7 në Paris, me tabela kosovare.

Disa bashkatdhetarë që jetojnë në Francë, konkretisht në Paris, janë befasuar derisa kanë parë dy vetura me tabela kosovare në kryeqytetin francez..

Ata në grupin ‘Marakli t’kerreve’, kanë publikuar fotografi të këtyre dy veturave.

Veturat janë të markës, Audi Q7 dhe kanë tabelat kosovare nga rajoni i Prishtinës dhe Mitrovicës.

Mirëpo nuk dihet nëse këto dy vetura kanë udhëtuar bashkë për në Paris, por ajo që dihet është se mërgimtarët janë befasuar për të mirë kur kanë parë veturat me tabela kosovare në Paris.

Raste si kjo janë të pakta, pasi që mungesa e vizave ka bërë që kosovarët të mos mund të shkojnë lirshëm në shtetet perëndimore.

Më poshtë keni fotografitë.

(Kosova Sot Online)