‘Urime dajo’: Vasfije Krasniqi e VV-së uron Ferit Idrizin e PDK-së për fitoren në Vushtrri

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 11:35
‘Urime dajo’: Vasfije Krasniqi e VV-së uron Ferit Idrizin e PDK-së për fitoren në Vushtrri

Fitorja e Ferit Idrizit duket të ketë ardhur nga mbështetja edhe nga partitë tjera.

Ishte pikërisht, Ali Jonuzi i VV-së i cili i dha përkrahje publikisht kandidaturës së Idrizit për të parin e qytetit të Vushtrrisë.

Deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi, e cila vije nga qyteti i Vushtrrisë, e ka uruar Idrizin përmes një komenti.

Urime fitorja, dajo Ferit Idrizi”, ka shkruar Krasniqi në foton e publikuar nga kryetari i ri i Vushtrrisë.

“Faleminderit për urimin mbesa ime, deputete e nderuar Vasfije. Shëndet dhe mirësi në familje”, ka shkruar Idrizi në komentin e deputetes së VV-së.

(Kosova Sot Online)