Zbardhen fakte të reja për skandalin e NPB-së, raporti i institutit gjerman për azbestin kancerogjen penalizon Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun!

Zbardhen fakte të reja për skandalin e NPB-së, raporti i institutit gjerman për azbestin kancerogjen penalizon Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun!
Zbardhen fakte të reja për skandalin e NPB-së, raporti i institutit gjerman për azbestin kancerogjen penalizon Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun!

Dardan Grapci

  • 22 November 2021 - 07:46

Shkruan:Analisti - Dardan Grapci

Ky skandal do të thellohet edhe më shume, nëse Prokuroria Speciale nuk ndërmerr masa urgjente per nje hetim serioz kundër Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut dhe vartësve të tyre.

-Pas zbardhjes së raportit gjerman me analiza për nivelin e rrezikut të helmimit me grimca azbesti, unë mendoj që banorët e lagjes Lakërishte duhet të testohen nga mjekët për shkak të rrezikut që ata mundë të jenë kontaminuar-helmuar me pluhurin e azbestit. Ata duhet të trajtohen me kujdes dhe të shërohen, ndryshe kam frikë se ndonjë sëmundje me përmasa më të mëdha e llojit të sëmundjeve kancerogjene mundë të përhapet në tërë Prishtinën, si pasojë e kontakteve por edhe si pasojë e shpërndarjes nga erëra që mundë të fryjnë tani, të pluhurit dhe grimcave të azbestit, nëse erërat e forta, nëse ndodhin brenda javësh.

Projekti Për ndërtimin e objektit komercial dhe banesor në Lakërishte, i nënshkruar nga Shpend Ahmeti dhe NPB duhet të anulohet menjëherë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, dhe nuk duhet aspak të lejohet të vazhdohet me këtë projekt 120 milionësh të kontrabanduar duke e aprovuar në ekspres afat të shkurtër kohor, gjë që ngjall dyshimin për veprim me prapavijë të korruptuar.

Uroj që pas disa javëve në vazhdim Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu të burgosen dhe te perballen me drejtësinë, të gjykohen dhe dënohen me burgim të përjetshëm, e mos të lihen të lirë apo të dënohen me një dënim vetëm disa vjeçar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".