Haradinaj shkon për ngushëllime tek familjet Mustafaj e Hamzaj në Gllogjan

  • E.K /
  • 27 nëntor 2021 - 15:09
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familjet Mustafaj e Hamzaj në Gllogjan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek familjet që mbrëmë humbën familjarët e tyre në sulmin që ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj vizitoi familjen Mustafaj dhe Hamzaj në Gllogjan teksa u shprehu ngushëllime familjarëve.

“Është e padrejtë kjo që ka ndodh dhe shumë e dhimbshme. Biseduam që nuk kemi me u ndalë duke punuar që të vendoset drejtësia në këtë rast. Njëkohësisht do të punojmë që të forcohet rendi dhe ligji që kurrë askush të mos mundet që të rrezikoj dikë”.

(Kosova Sot Online)