
Festivali i Fenerëve ndriçon rrugët e Seulit

Ka përfunduar një nga festivalet kulturore më unike të Seulit – Festivali i Fenerëve, i cili kishte ndriçuar rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut për të 13 vit radhazi, duke kënaqur të pranishmit, vendas e turistë.
Festivali i Fenerëve të Seulit nisi më 26 Nëntor për të ndriçuar qendrën e qytetit me më shumë se 80 fenerë letre, për një periudhë 10-ditore.
Motoja e sivjetme ishte një temë që synon të shërojë dhe t’u japë paqe qytetarëve pas një periudhe shumë të vështirë me koronavirus.
Pasi u nda në katër lokacione të ndryshme vitin e kaluar për shkak të pandemisë, këtë vit festivali u kthye në shtëpinë e tij përgjatë Përroit Cheonggye që përshkon qendrën e Seulit.
Me kthimin e turizmit në Korenë e Jugut, festivali është mbajtur në respektim të rreptë të rregullave të karantinës, ndërsa vizitorët është dashur t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës së trupit dhe regjistrimit përpara se të lejoheshin të hyjnë.
(Kosova Sot Online)