Kurti: Pavarësia e Republikës së Kosovës u arrit falë shumë brezave

  • A.P /
  • 17 February 2026 - 07:52
Kurti: Pavarësia e Republikës së Kosovës u arrit falë shumë brezave

Krerët e vendit kanë filluar aktivitetet shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova po rritet. Ai theksoi se gjatë viteve të pavarësisë është rritur numri i njohjeve të shtetësisë, është zhvilluar ekonomia e vendit, është rritur mirëqenia e qytetarëve dhe është forcuar fuqia e shtetit.

Sipas tij, para tetëmbëdhjetë vjetësh lindi pavarësia e Republikës së Kosovës, e cila u arrit falë shumë brezave veprimtarësh, ndër breza të panumërt të popullit tonë, që kontribuuan dhe u sakrifikuan që ne sot të jemi të lirë e të pavarur, me një shtet demokratik dhe sovran.

“Sot festojmë, por njëkohësisht nderojmë edhe rezistencën paqësore dhe kryengritjet e armatosura, të cilat kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)