Drejtorët e rinj komunal në Klinë

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 14:38
Drejtorët e rinj komunal në Klinë

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj pasi ka emëruar dje nënkryetarën e kësaj komune, ka vazhduar edhe me emërimin e disa drejtorëve komunal.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, i pari i Klinës ka njoftuar se e ka emëruar Aziz Deskun si drejtor të Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit.

Fatjona Gashin ka bërë me dije se e ka emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Paparaci.

Ndërkaq, Binak Sylajt i është besuar pozita e drejtorit të administratës, ndërsa Besnik Marku është emëruar drejtor i Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë.

Kujtojmë se Elezaj e mposhtë në balotazh kandidatin e PDK-së, për kryetar të kësaj komune, i cili kishte edhe mbështetjen e LDK-së.

Ky është mandati i dytë i Elezajt në krye të Klinës.

(Kosova Sot Online)