Kosova në krizë energjetike, Kurti e Rizvanolli dalin në konferencë për media

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 16:45
Kosova në krizë energjetike, Kurti e Rizvanolli dalin në konferencë për media

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të mbajë sot një konferencë për media së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Konferenca do të mbahet nga ora 18:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Pritet që ata të diskutojnë mbi krizën energjetike në vend. 

(Kosova Sot Online)