Publikohet lista e shteteve më të rrezikshme për vitin 2022, si cilësohet Kosova

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 11:40
Publikohet lista e shteteve më të rrezikshme për vitin 2022, si cilësohet Kosova

Një hartë e re është publikuar me shtetet e shkallën më të lartë të rrezikut për vitin e ardhshëm. Në këtë hartë, Kosova vlerësohet si vend me rrezik të ulët, me përjashtim të Mitrovicës, ku rreziku cilësohet i nivelit mesatar.

Sipas grupit ndërkombëtar të specialistëve të sigurisë dhe mjekësisë, “International SOS”, Libia, Siria dhe Afganistani janë në mesin e vendeve më të rrezikshme, shkruan Independent.

Lista është hartuar në bazë të rrezikut të paraqitur nga dhuna politike, përfshirë terrorizmin, kryengritjet, trazirat e motivuara politikisht dhe luftën, trazirat sociale dhe dhunën.

Image

Kosova me rrezik të ulët (përpos Mitrovicës, me rrezik mesatar), njësoj si Shqipëria, Maqedonia Veriore e Mali i Zi (Harta: International SOS)

Parasysh si faktorë u morën edhe qëndrueshmëria e infrastrukturës së transportit, gjendja e raporteve industriale, efikasiteti i shërbimeve emergjente dhe të sigurisë dhe rreziku nga fatkeqësitë natyrore.

Niveli më i ulët i rrezigut iu dha vetëm shtatë shteteve, të gjitha evropiane: Islanda, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Zvicra, Sllovenia dhe Luksemburgu.

Bashkë me shumicën e vendeve tjera evropiane, Britania e Madhe është vlerësuar me rrezik të ulët, njësoj si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.

(Kosova Sot Online)