33-vjeçari shqiptar humb të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit

  • A.P /
  • 19 December 2021 - 16:58
33-vjeçari shqiptar humb të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit

Hetimet e policisë në lidhje me atentatin me eksploziv të ndodhur pasditen e sotme në Vlorë janë përqendruar në të shkuarën e shënjestrës, 33-vjeçarit Indrit Sadedini.

Policia po heton të kaluarën e tij edhe jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë.

Autori që ka vendosur eksplozivin në garazhin e tij në pallatin ku ai jetonte ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Tani pritet këqyrja e pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë për të mësuar detaje të tjera rreth ngjarjes.

33-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka humbur të dyja këmbët.

(Kosova Sot Online)