Policia jep detaje për aksidentin ku u lënduanm tre persona

  • A.P /
  • 20 February 2026 - 15:05
Policia jep detaje për aksidentin ku u lënduanm tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë –Gjilan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

Në vendin e ngjarjes janë parë dëmtime të theksuara në automjete, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi për një periudhë të shkurtër kohe.

(Kosova Sot Online)