Përparim Rama viziton rrugën “Muharrem Fejza”: Ka nisur shtrimi me zhavorr që të jetë qarkullimi më i lehtë

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 15:11
Përparim Rama viziton rrugën “Muharrem Fejza”: Ka nisur shtrimi me zhavorr që të jetë qarkullimi më i lehtë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, e cila tash e një kohë është shumë vështirë e qarkullueshme.

Rama thotë se në këtë rrugë ka nisur shtrimi me zhavorr në mënyrë që qarkullimi për këmbësorët dhe automjetet të jetë më i lehtë.

Postimi i tij i plotë:

Kemi trashëguar një problem kompleks në rr. Muharrem Fejza, i cili kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme.

Ndërkohë që bashkë me ekipin tim po merremi intensivisht me këtë çështje.

Kam vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë këtyre ditëve të dimrit. Mbrëmë, ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë.

(Kosova Sot Online)