Qarkullonte i armatosur, policia arreston 26-vjeçarin në Fier

  • E.K /
  • 25 December 2021 - 14:40
Qarkullonte i armatosur, policia arreston 26-vjeçarin në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një të ri për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Uniformat blu njoftojnë se në lagjen “16 Prilli” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Iris Backa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli. Menjëherë 26-vjeçari është arrestuar ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.

(Kosova Sot Online)