Cilat janë parashikimet e frikshme të Baba Vangës për vitin 2022

  • A.P /
  • 28 December 2021 - 22:33
Cilat janë parashikimet e frikshme të Baba Vangës për vitin 2022

Një parashikuese, e cila supozohet se parashikoi sulmet e 11 shtatorit dhe Brexit-in, ka bërë disa parashikime rrëqethëse për vitin 2022.

Vangelia Gushterova, e njohur nga e gjithë bota si si Baba Vanga humbi shikimin kur ishte 12 vjeçe në Bullgari.

Ajo pretendoi se Zoti i dha këtë dhuratë dhe ka bërë parashikime deri në vitin 5079, disa prej të cilave janë zbuluar.

Shumë besonin se Baba Vanga kishte aftësi paranormale përpara vdekjes së saj në moshën 84-vjeçare në vitin 1996.

Vizionet e saj thuhet se përfshijnë tragjedinë e Çernobilit, vdekjen e Princeshës Diana dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Baba Vanga ka parashikuar se viti 2022 nuk do të jetë më i mirë si ky që po e lëmë pas.

Një nga parashikimet e saj thotë se një asteroid i njohur si ‘Oumuamua’ do të dërgohet nga alienët për të kërkuar jetë në Tokë dhe krijesat “mund të kapin të burgosur”.

Ajo gjithashtu parashikon një tjetër pandemi që po vjen, një të zbuluar në Siberi që do të shkaktohet nga një virus i ngrirë i lëshuar nga ndryshimet klimatike.

Australia dhe një numër vendesh në Azi do të goditen nga një periudhë përmbytjesh katastrofike.

Në vende të tjera, rritja e popullsisë do të lërë shumë njerëz me mungesë uji të pijshëm dhe shtetet me sa duket do të detyrohen të kërkojnë zgjidhje alternative për të gjetur burime të reja.

Ndoshta parashikimi më i besueshëm nga Baba Vanga është se njerëzit do të kalojnë më shumë kohë se kurrë para ekraneve në vitin e ardhshëm.

Ata që janë të varur nga teknologjia do të “shtyhen në një spirale poshtë dhe do të ngatërrojnë fantazinë me realitetin”, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)