A do të ketë borë në natën e Vitit të Ri

  • A.P /
  • 29 December 2021 - 19:46
A do të ketë borë në natën e Vitit të Ri

Nesër dhe në ditën e fundit të këtij viti, pra ditën e premte me 31 dhjetor, do të ketë mot kryesisht me vranësira e diell dhe më butë.

Gjatë ditës së nesërme, pra të enjten me 30 dhjetor moti kryesisht me vranësira. Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite reshje të dobëta shiu.

Në natën e vitit të Ri do të mbajë mot i qëndrueshëm, me vranësira e aty këtu me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale për këto dy ditë do të sillen nga -2 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalet nga 9 deri 12 gradë Celsius.

Në fundjavë paraqitet mot i butë, me kthjellime e vranësira kalimtare.

Njoftimi i plotë:

Mot i qëndrueshëm ditëve në vijim, me vransira e diell. Më një janar mot i butë e me diell. Mjegull përgjatë viseve të ulëta.
29.12.2021 – Pas periudhave me shi, në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm, me vransira e kthjellime, e pa mundësi për të reshura. Natën e ndërrimit të motmoteve parashihet të mbajë mot i kthjellët, e përgjatë viseve të ulëta me mundësi për mjegull.
Në ditën e parë të vitit 2022 parashihet mot i butë e kryesisht me diell. Të dielen në mëngjes vranira, e më pas kthjellime e kryesisht me diell ditën e hënë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull.
Fuqizimi i erës veriore ditën e enjte, ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit vende-vende edhe kalon në vlera të pranueshme, mirëpo nga dita e premte mungesa e qarkullimit ajror ngujon ndotësit ajror pranë sipërfaqes, e koncentrimet e ndotësve shënojnë rritje, derisa indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta, e vlerat e çastit edhe në jashtëzakonisht të dobëta.
30.12 – Vransira në mëngjes, e gjatë ditës intervale me diell. Në mëngjes viseve të ulëta mundësi për mjegull. Në mbrëmje kthjellime.
31.12 – Vransira kalimtare në mëngjes. Gjatë ditës e në mbrëmje kthjellime. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull, e vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
1.01.2022 – Më butë, kryesisht me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mjegull.
2.01 – Kryesisht me vransira në mëngjes, e pasdite dhe në mbrëmje priten kthjellime.
3.01 – Në mëngjes ngrica, e ultësirave kushte për mjegull. Ditën kryesisht me diell e më butë.
Temperaturat me tendencë të rritjes mbi vlera mesatare, megjithëse minimalet zbresin edhe në -1 e -2C, ndërsa maksimalet rriten edhe deri në 10C e 13C. Në pjesë ku mjegulla mund të mbetet më gjatë temperaturat mund të jenë mëtë ulëta.
Të enjten frynë erë mesatare nga veriu 7-12m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes nga dita e premte.

(Kosova Sot Online)