
Era e fortë e rrotullon kamionin me targa të Kosovës

Një kamion është përmbysur në urën e Milotit, si pasojë e erërave të forta që kanë fryrë në segmentin rrugor Lezhë-Milot.
Kamioni me targa të Kosovës ka pësuar vetëm dëme materiale, ndërsa shoferi nga Kosova dhe pasagjeri nuk janë lënduar.
Automjeti është mënjanuar në një pjesë të urës, duke shkaktuar bllokimin e këtij segmenti dhe radhë të gjatë deri në disa kilometra.
Autoritetet po udhëzojnë drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugën e vjetër deri në zhbllokimin e këtij aksi rrugor.
(Kosova Sot Online)