Një i plagosur rëndë me armë të ftohtë

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 16:36
Një i plagosur rëndë me armë të ftohtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër.1 të qytetit të Durrësit. Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë ndërsa në vendngjarje është paraqitur urgjenca për të bërë transportimin e të lënduarit në spitalin rajonal.

Policia ka rrethuar zonën dhe po bën mbikëqyrjen e provave për të shpjeguar ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë që sipas informacioneve të përditësuara, autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar nga forcat e rendit.

(Kosova Sot Online)