Sulmohet sistemi i KPM-së

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 16:05
Sulmohet sistemi i KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave njofton se dje (19 janar 2022), sistemi i KPM-së është goditur nga një sulm kibernetik dhe aktualisht është jashtë funksionit, duke përfshi këtu edhe emailat zyrtar.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar institucionet relevante dhe se është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi, për çka do të informojmë me kohë publikun.

Komunikimi ynë me mediat dhe publikun do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: [email protected] , deri në kthimin e sigurt të adresës zyrtare të KPM-së.

Prandaj referuar gjendjes aktuale, për të shmangur çdo mungesë eventuale komunikimi, ju lutem që të gjitha komunikimet elektronike të dërgohen në adresën e lartcekur”, thuhet në njoftimin e publikuar.


(Kosova Sot Online)