Koha kur gripi bëhet më agresiv, çfarë duhet të bëni?

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 20:10
Koha kur gripi bëhet më agresiv, çfarë duhet të bëni?

Një studim i publikuar në revistën Clinical Virology, ka zbuluar lidhjen mes motit dhe shpërndarjes së viruseve që shkaktojnë grip. Të dhënat tregojnë se gripi shpërthen kryesisht pas acarit të parë të dimrit.

Sipas ekspertëve, acari i parë i dimrit që shoqërohet me nivele të ulëta lagështie dhe temperatura të ftohta, nxit shpërndarjen më të madhe të gripit. Ata thonë se në momentin që epidemia e gripit nis, nuk ndalon edhe nëse rriten temperaturat. Një person i infektuar me grip mund të infektojë lehtësisht shumë njerëz të tjerë.

Përdorni medikamente për të ulur temperaturën – Paracetamol kur ajo të rritet mbi 38-38,5° C. Nëse temperatura zgjat për më shumë se 3-5 ditë, atëherë drejtohuni tek mjeku i familjes.

Për të qetësuar kollën, përdorni qumësht me mjaltë, çaj me sherebelë, dafinë, bli, etj dhe ajrosni herë pas here ambientet.

Ushqehuni më mirë dhe me sa më shumë lëng mishi (sidomos lëng pule), fruta, perime, duke mos harruar edhe shtimin e lëngjeve.

Disa ushqime me veti anti-inflamatore apo anti-mikrobiale, shumë të mira për mbrojtjen imunitare, janë: xhenxhefili, mjalti, hudhra, qepa, limonët, agrumet, lakra, specat, mollët dhe dardhët.

Futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në darkë.

Mos përdorni antibiotikë, pa këshillën e mjekut.

(Kosova Sot Online)