Acari e dëbora mbërthejnë Turqinë

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 20:22
Acari e dëbora mbërthejnë Turqinë

Rrallë ndodh që Stambolli të zbardhet gjatë dimrit, por këtë janar duket se dëbora e ka marrë shtruar. Prej 3 ditësh, reshjet e dëborës kanë mbuluar shumicën mes 81 rajoneve të Turqisë nga lindja në perëndim të vendit.

Këto pamje janë filmuar në Gaziantep, qytetin pranë kufirit me Sirinë, ku dëbora e dendur bllokoi për orë të tëra qindra drejtues automjetesh, në një nga autostradat hyrëse të qytetit.

Bllokimi i qarkullimit rrugor shkaktoi dhjetëra aksidente, deri më tani pa viktima. Por niveli i dëborës që në shumë raste i kalon gjysmë metri ka izoluar shumë zona të banuara.

(Kosova Sot Online)