
KEK reagon për rikthimin në punë të bllokut B2

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka lëshuar një njoftim për media pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi sot se është rikthyer në punë blloku B2.
Në njoftimin e bërë, KEK thekson se njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.
Njoftimi i plotë i KEK-ut:
B-2 në operim dhe me gjendje stabile
Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.
Kurti ka thënë se me vënien në funksion të këtij blloku, Kosova për çdo orë do t’i paguajë rreth 50 mijë euro import më pak.
(Kosova Sot Online)