Deputeti i VV-së i del “kundër” Qeverisë: Si ta kursejmë rrymën?

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 19:22
Deputeti i VV-së i del “kundër” Qeverisë: Si ta kursejmë rrymën?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, ka dalë në anën e qytetarëve sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në seancën që po vazhdon të mbahet në Kuvendin e Kosovës, Meta ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore i kanë premtuar qytetarëve që të mos bëjnë politikë me ta, por që politikën ta bëjnë së bashku me qytetarët.

Ai ka thënë se është kundër propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, për shkak se kjo është në dëm të qytetarëve.

Meta ka marrë shembull familjen e tij, duke thënë se nuk ka mundësi të kursejë energjinë elektrike.

“…Ne jemi katër anëtarë të familjes, jetojmë në një banesë 57 metra katrorë. Të gjithë e fillojmë jetën në banesë vetëm pasdite dhe gjithmonë fatura e rrymës na vjen me 1100 kË. Si ta kursejmë rrymën? Qytetarët janë në hall”, ka thënë Meta. 

(Kosova Sot Online)