Austria lehtëson masat për personat e pavaksinuar

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 17:38
Austria lehtëson masat për personat e pavaksinuar

Austria nga e hëna – pra më 31 janar do të shfuqizojë izolimin për personat e pavaksinuar.

Kancelari Karl Nehamer dhe ministri i Shëndetësisë, kanë njoftuar për zbutjen e masave anti-COVID, pak kohë pasi është mësuar se vendi ka shënuar numër rekord të infektuarish gjatë 24 orëve.

Megjithatë, zyra e kancelarit e sheh situatën si normale në repartet e kujdesit intensiv. Izolimi për personat e pavaksinuar ishte një “prej masave më të rrepta që ishin ndërmarrë”.

Madje në nivel global, pak vende aplikojnë masa të tilla të rrepta siç ka bërë Austria.

(Kosova Sot Online)