Tregtarët e mallrave përgatiten për luftë

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 14:25
Tregtarët e mallrave përgatiten për luftë

Sipas Helima Croft, menaxhere e strategjisë së mallrave në RBC Capital Markets, një bankë investimesh dhe ish analiste në Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës Amerikane, nëse tanket ruse do të kalojnë kufirin,  kjo do të ndikojë drejpërdrejt në tregjet e mallrave.

Nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën, ndikimi më i madh do të ndihej fillimisht në tregjet e gazit të Europës. Rusia  është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës. Ajo furnizon gati një të dhjetën e aluminit dhe bakrit në të gjithë botën dhe prodhon 43% të paladiumit. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i grurit, raporton abcnews.al

Skenari më i keq është nëse do të ndërpriten këto furnizime për shkak të përshkallëzimit të situatës. Diçka e tillë pritet të ndodhë për shkak të sanksioneve përëndimore por Rusia  mund të vendosë të pezullojë disa eksporte veçanërisht të gazit.

Vetëm frika e ndërprerjeve të furnizimit me gas ka shkaktuar rritjen e çmimeve tashmë. Më 26 janar, nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 90 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në 7 vite. Kufijtë e tregjeve të mallrave kanë ndikuar sigurisht në çmime. Gjatë krizës globale financiare të 2007-09, si prodhimi industrial global ashtu edhe çmimet e mallrave pësuan rënie, sipas Macquarie, një tjetër bankë.

Pandemia, nga ana tjetër, është shoqëruar me një rritje të çmimeve të prodhimit të lëndëve të para. Kërkesa e papritur e fuqishme dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit nxitën një rritje prej 20% në Indeksin e gjerë të Mallrave në 2021. Çmimet e një duzinë elementësh të tij, nga kobalti te qymyri, gjithashtu shënuan rritje.

Kërkesa për naftë po shkon përsëri drejt niveleve para pandemisë. Shumë anëtarë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj (të cilët përfshijnë Rusinë) po luftojnë për të përmbushur kuotat e tyre për rritjen e prodhimit, për shkak të investimeve të pakta dhe komplikimeve të lidhura me Covid-in.

Rezultati është se kapaciteti rezervë global i prodhimit po bie në nivele jashtëzakonisht të ulëta.

Kapaciteti rezervë për shumë metale, gjithashtu, është kufizuar. Nëse shpërthen lufta, çmimi i naftës mund të rritet në 120 dollarë për fuçi, sipas Natasha Kaneva, një konsulente dukë thënë se çmimet e aluminit mund të rriten  gjithashtu duke shënuar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Rusia dhe Ukraina eksportojnë së bashku rreth 29% të grurit në botë, dhe një pjesë e madhe e kultivimit ukrainas prodhohet në rajonet që janë më të ekspozuara ndaj pushtimit. Carlos Mera i Rabobank, një firmë holandeze, ka deklaruar se çmimet mund të dyfishohen lehtësisht.

Kjo do të shkaktonte një luftë për të siguruar furnizime, veçanërisht midis importuesve më të mëdhenj të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme. Disa vende, si Kina dhe Irani, mund të anashkalojnë sanksionet perëndimore dhe të blejnë metale dhe drithëra ruse me një çmim më të ulët.

Kjo në parim mund të sigurojë lehtësime nëse plotësohen disa kërkesa. Por Kina dhe Irani së bashku importuan 17 milion ton grurë vitin e kaluar,  dhe vështirë se mund të krahasohet me eksportet ruse dhe ukrainase prej 59 milion ton.

(Kosova Sot Online)