
Vdes gazetari Leonard Maloku

Gazetari kosovar, Leonard Maloku, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e radios ku ai punonte.
“Sot kolegu ynë i dashur, Leonard Maloku, iku në amshim. Një njeri me vlera të larta njerëzore, i cili përçonte gjithmonë energji pozitive. Fryma që Leonardi solli në Paper Radio, si një dashamirës i madh i zhanrit “Blues”, është inspiruese dhe e pakrahasueshme. Leonard, do të mbahesh mend gjatë! Së pari për mirësinë tënde, e pastaj për revolucionin që solle në radiot e Kosovës” thuhet në njoftim.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, me 2 shkurt në varrezat e qytetit, në Prishtinë.
Ngushëllime familjes Maloku.
(Kosova Sot Online)