Arrestimi i Dardanit e la në hije edhe mësuesin kërcimtar

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 23:08
Arrestimi i Dardanit e la në hije edhe mësuesin kërcimtar

Arrestimi i kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj nga Policia e Kosovës si duket e ka lënë sonte nën hije profen  e 'Tik Tok',

Pasi ai u arrestua nga Policia në mënyrë të dhunshme para se të futej në një studio televizive, kanë pasur reagimet e shumta në rrjetet sociale.

Madje shumë liderë e kanë konsideruar arrestimin e tij si hakmarrje politikem duke e kundërshtuar mënyrën se si ka ndodhur momenti i arrestimit.

Por ka të atillë që e kanë quajt edhe klloshar, sikur është rasti i avokatit, Tomë Gashi.

Derisa ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka theksuar se nuk e di a është në rregull që policia me arrestu huliganë.

Derisa kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një reagim e ka quajt si hakmarrje politike.

“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura” tha Abdixhiku.

E reagimet për arresimin e Dardanit janë të shumta, sa që si duket sonte ai e ka lënë në hije edhe mësuesin e Tik Tokut nga Vushtrria

(Kosova Sot Online)