
Biden jep detaje për vrasjen e liderit të ISIS-it

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se forcat ushtarake amerikane në veriperëndim të Sirisë kanë vrarë Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi, liderin e grupit terrorist të Shtetit Islamik (ISIS).
Biden ka thënë po ashtu se asnjë ushtar nuk është lënduar gjatë operacionit.
“Forcat ushtarake amerikane në Sirinë Veriperëndimore ndërmorën me sukses një operacion kundër terrorizmit për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë”, tha Biden në një deklaratë, raporton atsh.
Dihet pak publikisht për al-Qurashin, i cili ka udhëhequr grupin ekstremist që nga vdekja e Abu Bakr al-Baghdadi, i cili vrau veten në vitin 2019, ndërsa forcat speciale amerikane po i afroheshin atij.
(Kosova Sot Online)