Shperthejnë shakatë e qytetarëve me deputetët: Halil Kastrati fillon ndërtimin e një pompe të benzinit afër Kuvendit

  • 05 February 2022 - 17:19
Shperthejnë shakatë e qytetarëve me deputetët: Halil Kastrati fillon ndërtimin e një pompe të benzinit afër Kuvendit

Publikimi i shpenzimeve të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës po vazhdon të kometohet ende.

Qytetari dhe aktivisti i njohur Blend Zymi, ka publikuar një fotografi, ku shkruante që humanisti Halil Kastrati, ka filluar ndërtimin e një pompe të derivateve pranë objektit të Kuvendit.

“Halil Kastrati fillon ndertimin e nje pompe te benzinit afer Kuvendit.
Bamires zoti mos ju humbt.  [?] ”, ka shkruar Zymi në postimin e tij.

Postimi i tij është formë të talljes, por në thelbin e saj parqet kritikën ndaj atyre deputetëve që janë kompenzuar për derivate, sidomos atyre që kanë mashtruar kinse jetojnë nëpër qytete tjera.

Ndryshe Zymi, njihet si përkrahës i VV dhe kryeministrit Kurti, por ai në këtë rast ka qenë ndër më kritikuesit më të mdhenjë ndaj deputetëve të Lëvizjes, duke kërkuar që t’i kthejnë edhe parat e marra.

(Kosova Sot Online)