Lexoni edhe:
Më ligj të ri kundër financimit të partive politike nga paraja e pistë, mafies, krimit të organizuar dhe haraçit!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Kur në një territor është i zhvilluar krimi në përmasa të mëdha, është e kuptueshme se në atë vend ka shumë njerëz të përfshirë dhe të involvuar në krime, duke përfshirë edhe mekanizmat e sigurisë dhe të ndjekjes, sepse ai krimi nuk mundë të zhvillohet në përmasa të mëdha, nëse nuk arrijnë më i korruptua edhe njerëzit e policisë të cilët paguhen për zbatimin e ligjeve dhe luftimin e krimit
-Kur krimi e kontrabanda, të gjitha veprimet kundërligjore dhe kundër shtetit zhvillohen për një kohë të gjatë në pjesë të ndryshme –territore të një vendi, kjo absolutisht lë të kuptohet e të dyshohet me bazë se edhe institucionet që duhet ta luftojnë krimin, si në këtë rast policia, janë të involvuara në ato veprime kriminale, e këtë më së miri po e dëshmon situata në veriun e Kosovës ku që nga lufta e këndej shumë pak, ose fare nuk janë zbatuar ligjet e Kosovës e sidomos ligjet kundër krimit.
Prandaj në ato pjesë të veriut në disa raste në vitet e fundit policia e Kosovës ka intervenua dhe ka burgosur personalitete të ndryshme, qoftë qytetar por ka pasur edhe në disa raste që janë burgosur grupe të ndryshme të policëve, të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptar, serb, boshnjak etj, dhe kjo situatë e kriminalizuar për këto kohëra është shqetësuese, sepse po dëshmohet që numër i konsiderueshëm i policisë janë të involvuar drejtpërsëdrejti në krime, prandaj kjo përvojë është për tu habitur. Kjo dukuri e ka zanafillën edhe në politikat shtetërore të zbatuara deri më tash, që ato pjesë deri më tani nuk kanë qenë fare të kontrolluara nga strukturat pushtetare politike, si dhe është e ditur se në ato pjesë janë bërë kontrabanda të ndryshme si tregëtare, ushqimore, të derivateve, automobilave etj, sa që edhe në këto kohëra në ato pjesë ka vetura të regjistruara me tabela të komunizmit e mos të flasim që në të shumta raste ka edhe me tabela të Serbisë dhe mundë të shihen edhe vetura pa tabela fare.
Kjo është një situatë që na e argumenton faktin se në ato pjesë të veriut deri para disa mujve shumë pak kanë funksionue ligjet e Kosovës, dhe jo rastësisht e kemi këtë situatë të tillë sikur që është tani. Kur në një territor komunash merr për hov krimi në përgjithësi, kjo tregon se atu fare nuk zbatohen ligjet e atij vendi, e kur dihet se kësaj situate i ka e kontribuar shteti serb që kufizohet me Kosovën dhe në ato pjesë të veriut kryesisht jetojnë më shumë familje serbe, atëherë mos funksionimi i ligjit bëhet akoma më alarmant, sepse pikërisht aty e ka ndikimin dhe politika serbe. Zona e veriut pa vazhdon të mbijeton si tokë e pa shkelur, zonë gati gjysmë neutrale, kur dihet se ende nuk kanë përfunduar bisedimet rreth njohjeve reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, e që po ndërmjetësohet nga ndërkombëtaret.
Kjo është arsyeja pse në ato vende tani nuk po funksionojnë ligjet e shtetit tonë, dhe situata e tillë kaotike kriminale ka depërtua aq thellë edhe nëpër institucionet e brishta të shtetit, e duke mos u përjashtuar as policia e Kosovës. Krimi në këto zona nuk ka dallim politik dhe etnik sepse ai zhvillohet në mes të të gjitha nacionaliteteve që po inkriminohen në krime në ato pjesë. Në një situatë të tillë edhe mekanizmat e sigurisë janë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe grupet kriminale të mafio politikës, të cilët janë bërë vegla dhe sekser të oligarkëve të cilët pikërisht veriun e Kosovës e kanë shndërruar në oazë të kontrabandës dhe të krimit të pa kontrolluar.
Reciprociteti në çështjet nacionale është bazë e vetme e dialogimit me shtetin serbLexoni edhe:
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 20 policëve të këtij rajoni, grup ku me përbërje të përzier etnike, serb shqiptar e boshnjak, të cilët po akuzohen për bashkëpunim me grupet kriminale në veri, lejimin e tyre për veprim të lirshëm të kontrabandës me Serbinë, në lidhje me biznese të ndryshme lokale dhe më gjerë. Policët akuzohen se kanë bashkëpunuar me një grup prej 11 vetash, qytetar dhe pronar të bizneseve të ndryshme të cilët kanë shfrytëzuar kanale të ndryshme të kontrabandimit të mallrave nga Serbia.
Ky fakt flet mjaft se përveç pastrimit me Vetting që pritet të ndodhë në sistemin e drejtësisë, një Vetting, verifikim i detajuar duhet filluar dhe zbatuar edhe në polici, madje edhe në AKI e të gjitha institucionet ligj zbatuese pasi që pothuajse nuk ka mbetur institucion në këto dy dekadat e kaluara, nga qeverisje e kaluar, që nuk është infektuar me përfshirjen në to punësimet pa kriter, të kandidatëve të pa verifikuar që kanë pasur lidhje të ngushta interesi dhe kanë bashkëvepruar me krimin e organizuar. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 16 qershor 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj 33 personave për dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti”, “kontrabandë me mallra”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjykimi i këtij grupi ka filluar këtë të enjte por është shtyrë për 25 mars pasi që ka munguar njëri nga të akuzuarit, me arsyetimin për çështje shëndetësore. Grupi i policëve që akuzohen në këtë rast kriminal përbëhet prej Zvezdan Spasojeviq, Biljana Nedeljkoviq, Abdurrahim Haxhiq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, Oliver Kuzmanoviq, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Zoran Radunoviq, Reshat Kuci, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomoviq, Ljubisa Vujinoviq, Burim Merovci, Blagoje Lazoviq dhe Nebojsa Gogiq. Po ashtu bashkë me 20 policët e veriut në këtë rast për kontrabandim me mallra janë të akuzuar edhe Izet Jashari, Jeton Morina, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Nysret Jashari, Sabri Isufi, Xhevdet Jashari, Arben Isufi, Bajram Uka, Besnik Morina dhe Faton Isufi, mirëpo rasti ndaj këtyre ishte veçuar.
Në aktakuzë thuhet se kishin lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshme si: kafshë, derivate, pije alkoolike, joalkoolike dhe mallra ushqimore nga Serbia në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, nëpërmjet rrugëve ilegale, derisa kishin qenë në detyrë zyrtarë duke mbikëqyrur rrugët kufitare. Sipas PSRK-së, të njëjtit iu kishin mundësuar përfitim pasuror të kundërligjshëm të akuzuarve Dragoslav Igrutinoviq, Boban Radojkoviq, Dalibor Djukiq, Miljan Radisavljeviq, Miljojko Radisavljeviq, Zoran Vukomanoviq dhe persona të tjerë si transportues të mallrave, duke iu shmangur kontrollit doganor me rastin e importimit të mallrave, me ç’rast i kishin shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës.
Kur e kemi një dukuri të tillë të përfshirjes në krime të përgjithshme në institucionet e shtetit sikur që është policia, gjithsesi duhet të ndërmerren masa të rrepta të kontrollimit të pastërtisë së policisë në ato pjesë të veriut por edhe në pjesë tjera të Kosovës, nëse kemi të dhëna si individ të ndryshëm janë të involvuar në krime, e sikur që ka indikacione të tilla, sepse njerëzit që punojnë në polici me ato rroga modeste që i marrin, e nëse ka të tillë si të pasuruar , na bëjnë për të dyshuar se diçka nuk është në rregull, prandaj është më mirë që me kohë të behen ato verifikime sepse si institucioni më i besueshëm i shtetit që është duhet ta ruaj atë reputacion.
Tani derisa pjesë përbërëse e policisë është Inspektorati i policisë, dhe ai e mbikëqyr policinë dhe e bënë verifikimin e shumë veprimeve të dyshimta për ta, për ta pasur një pasqyrë akoma më të thellë të pastërtisë dhe sigurisë tek policët që angazhohen në detyra specifike, në këto verifikime duhet të kyçet edhe shërbimi i AKI-së, dhe nëse dalin vlerësimet se policia është e involvuar në krime, në këto raste duhet të ndërmerren masat më rigoroze ligjore, dhe ata polic të involvuar në krime, te largohen nga shërbimi sa më parë. Deri tash në anketimet e bërë nga të gjitha organizatat vendore e ndërkombëtare, policia është notuar si institucioni më i besueshëm i shtetit që i jetëson ligjet dhe Kushtetutën e vendit, prandaj shteti në bazë të kompetencave ligjore e autorizon policinë si të vetmin institucion që ta ketë në dispozicion përveç uniformës edhe armën të cilën mundë ta përdorë në ato situata që e lejon Ligji i Punëve të Brendshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".