Partitë pro serbe dalin kundër Dritan Abazoviqit

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 21:39
Partitë pro serbe dalin kundër Dritan Abazoviqit

Sonte në Podgoricë janë mbledhur disa qindra qytetarë për të protestuar kundër ndryshimeve të fundit politike në Mal të Zi, ku është paralajmëruar formimi i qeverisë së pakicës në krye me shqiptarin, Dritan Abazoviq.

Kjo protestë është ftuar nga tri parti pro serbe, Fronti Demokratik, Mali i Zi i Bashkuar dhe Mali i Zi i Vërtetë.

Ditë më parë nga pozita e kryeparlamentarit të Mali të Zi është shkarkuar Aleks Beçiq, lideri i Frontit Demokratik.

Edhe qeveria malazeze është shkarkuar nga Kuvendi, duke i hapur kështu rrugë ardhjes në krye të ekzekutivit të Abazoviqit, lideri të Iniciativës Qytetare “URA”. 

(Kosova Sot Online)