Presidenti italian uron Kosovën për ditën e pavarësisë

  • E. /
  • 16 February 2022 - 14:21
Presidenti italian uron Kosovën për ditën e pavarësisë

Presidenti Italian, Sergio Mattarella e ka uruar Kosovën për ditën e pavarësisë.

Përmes një telegrami urimi, Mattarella ka thënë se Italia e mbështet Kosovën në konsolidimin e institucioneve demokratike.

“Në vazhdën e miqësisë dhe afërsisë që bashkon vendet tona, Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në përpjekjet e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike, në një perspektivë evropiane që urojmë se do të jetë gjithnjë e më e prekshme. Në këtë frymë do të vazhdojmë të punojmë për ta sjellë Kosovën dhe shoqërinë e saj civile më afër Evropës, veçanërisht brezat e rinj”, thuhet në telegramin e Presidentit Mattarella.

Presidenti Mattarella ka thënë se Italia do të vazhdojë të jetë në ballë sa i përket paqes dhe sigurisë në Ballkan. “Këtë e dëshmon roli ynë në misionin e NATO-s, KFOR-it të cilin do të vazhdojmë ta garantojmë pa iu shmangur angazhimeve tona”, thuhet përveç tjerash në telegramin e Presidentit të Italisë.

(Kosova Sot Online)