Lexoni edhe:
AKI ta hetojnë dhe zbulojnë lidhjen e kompanive ndërtimore me narkomaninë!
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Tash po shihet se me Kosovën nuk mundë të bisedohet me presion dhe me ide për dëmtimin e sovranitetit dhe të integritetit apo me copëtim të vendit. Këtej Kurti e paraqiti qëndrimin mbi dialog mbi parimin e barazisë, të sovranitetit dhe të integritetit territorial, me epilog final njohjen në mes dy shteteve sovrane dhe pa ndryshim të kufijve shtetëror.
Kosova e ka pasur qëndrimin e qartë vazhdimisht gjatë kohës së zhvillimit të dialogut me Serbinë. Republika e pavarur dhe sovrane ka qenë dhe mbetet bazë e dialogimit me shtetin kriminal serb. Në këtë rrugë ka pasur tatëpjeta të ndryshme. E tërë ajo ka ardhur nga mos konsolidimi i duhur i politikës së brendshme mbi bazën e presionit ndërkombëtar, sidomos të BE-së, mbi politikanët frikacak në Prishtinë. Ndikimi nga jashtë me presione hasi në rrezistencë të madhe në kohën kur z.Haradinaj, ishte kryeministër. Ai ndërpreu ndarjen dhe shkatërrimin e Republikës. Mbi atë politikë të patundur edhe faktori ndërkombëtar u lëkund.
AKI ta hetojnë dhe zbulojnë lidhjen e kompanive ndërtimore me narkomaninë!Lexoni edhe:
U ndal presioni dhe SHBA e Anglia filluan të marrin pozitat adekuate në çështjen e raporteve Kosovë - Serbi. Ardhja e Kurtit në pushtet, qëndrimet e Kosovës, në raport me BE-në dhe me shtetin serb, ishin qartësuar dukshëm. Veprimet e z.Haradinaj ia përmirësuan dukshëm pozitën Kosovës në BE dhe në raport me shtetin serb. Tash po shihet se me Kosovën nuk mundë të bisedohet me presion dhe me ide për dëmtimin e sovranitetit dhe të integritetit apo me copëtim të vendit. Këtej z.Kurti e paraqiti qëndrimin mbi dialog mbi parimin e barazisë, të sovranitetit dhe të integritetit territorial, me epilog final njohjen në mes dy shteteve sovrane dhe pa ndryshim të kufijve shtetëror. Çështja e tillë po duket, ndonëse ka frikë, ka marrë një pozitë më të sigurt me vizitën e z.Eskobar si përfaqësues i SHBA-se dhe të z. Sir. Stuart Peach, nga Britania e Madhe. Megjithatë, delegacionit të Kosovës i kërkohet të mbetet i patundur në qëndrimet e shprehura. Presioni do të jetë akoma i lartë. Po me qëndrueshmëri dhe me integritet ka mundësi të realizohen pikësynimet e shtetit tonë. Në këtë drejtim nuk e pengon fare Kosovën "Ballkanini Hapur". Përkundrazi! Jam i mendimit se me pjesëmarrje të Kosovës në takime, pa u anëtarësuar, del shteti serb në dy pozita: 1. Ose ta pranoj Kosovën në takime si shtet të pavarur dhe sovran ose 2. Të lëshoj takimin dhe të kthehet krimineli Vuçiç në Serbi.
Duket se këtu nuk po shqyrtohen sa duhet idetë e tilla. Shkuarja në takim, me simbole të shtetit me pozitë të barabartë, pa ekuivoke, me qëndrime se shteti i Kosovës është i pacenueshëm në aspektin territorial dhe në sovranitet, si dhe ndërtimin e raporteve bilaterale mbi reciprocitetin ndërshtetëror, fiton shumë shteti i Kosovës. Serbia mbetet në pozita asnjëjse. Por, kjo kurrsesi nuk e ndalon dialogun. Serbia ka obligime të mëdha ndaj Kosovës. Janë reparacionet e luftës, përgjegjësia politike dhe penale e shtetit serb, gjetja e të zhdukurve nëpër Serbi etj. Këto janë temat për dialog.Ndërsa çështja e të drejtave të minoriteteve kërkohet të zgjidhet mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare mbi parimin e reciprocitetit dhe të ruajtjes së sovranitetit e të tërësisë territoriale. Kosova nuk duhet të anashkaloj çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të popullit shqiptaro-mysliman në Sanxhak. Këto janë çështje të një rëndësie të madhe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".