Berisha komenton fjalimet e Osmanit e Kurtit

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 19:45
Berisha komenton fjalimet e Osmanit e Kurtit

Deputeti i PDK’së, Hysen Berisha, ka folur në lidhje me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme në seancën solemne për Pavarësinë e Kosovës.

Berisha u shpreh fjalimi i djeshëm i kryeministrit Kurti ishte i pritshëm, duke shtuar se edhe fjalimi i presidentes kishte defektet e veta sipas tij.

“Tash edhe fjalimet dhe gjithçka që bëhet në institucionet tona politike është çështja e përkatësisë politike të atyre që vlerësojnë në shumicën e rasteve që nuk është shumë korrekte, kur ka diçka të mirë dhe ja vlen të thuhet ajo duhet të thuhet, aq më tepër jemi në një seancë solemne e cila shënon përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës. Duhet me nxjerr në pah të gjitha ato elemente, ato arritje që na përafrojnë dhe që na inkurajojnë për të shkuar tutje në avancimin e objektivit që kemi si shtet dhe si popull. Fjalimi i djeshëm u prit të ishte i tillë, fjalimi i kryeministrit nuk ishte i pari që kishte defektet e veta, por të njëjtat defekte kishte edhe i presidentes, është e papranueshme, është fyese për popullin për qytetarët që kanë rrugëtuar bashkë më Kosovën, të gjitha ato sakrifica deri te liria me klasën politike, nuk e ka përjetuar vetëm klasa politike sfidën e të bërit të shteti, por i mbarë populli, me theks të veçantë kategoritë e dala nga lufta”, u shpreh Hyseni për Klan Kosovën.

Tutje, Hyseni theksoi se edhe mos përmendja e emrit të presidentit Ibrahim Rugova është fjalim i papranueshëm.

“Nuk përmendet ideatori vizionari, arkitekti, i pavarësisë, i shtetit të pavarur të Kosovës, nuk përmendet në asnjë kombinim fjalori, emri i presidentit Ibrahim Rugova, është fjalim i papranueshëm”, shtoi ai.

“E ka thënë shumë herë Hashim Thaçi, nuk mund të rishkruhet historia, është shkruar historia, kush ka qenë në anën e duhur të historisë kur atdheu të ka kërkuar dhe populli yt ka qenë, kush s’ka qenë ka kohë me përmirësuar veten me punë dhe me përkushtim”, theksoi Hyseni.

(Kosova Sot Online)