
Lexoni edhe:
Kosova me projektin VETTING, para ndryshimeve të mëdha në drejtësi!
Që nga orët e mëngjesit Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në veri të Mitrovicës.Media mëson nga burime brenda policisë se deri më tani janë konfiskuar disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe një armë.
Sipas këtyre informacioneve, policia është duke e vazhduar aksionin ndërsa deri në këto momente nuk njoftohet për ndonjë të arrestuar.
Kosova me projektin VETTING, para ndryshimeve të mëdha në drejtësi! Lexoni edhe:
“Deri më tani janë konfiskuar disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe një armë. Policia është duke e vazhduar punën”, thanë burimet.
Kujtojmë se institucionet e Kosovës kanë konfiskuar në ditët e para të janarit qindra pajisje që shërbejnë për mihjen e kriptovalutave, kryesisht në veri.
Lidhur me aksionin e policisë, Express ka tentuar të marrë informacione zyrtare nga Policia dhe Prokuroria, por nuk kanë konfirmuar akoma asgjë.
Thirrjeve telefonike nuk u është përgjigjur as ministri i MPB-së Xhelal Sveçla.
(Kosova Sot Online)