Kosova me projektin VETTING, para ndryshimeve të mëdha në drejtësi!

Kosova me projektin VETTING, para ndryshimeve të mëdha në drejtësi!
Kosova me projektin VETTING, para ndryshimeve të mëdha në drejtësi!

Muhamet Kelmendi

  • 22 February 2022 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Me VETTING shqyrtohet pozita e çdo njërit, e kaluara, e tashmja dhe puna e kryer si gjyqtar a prokuror. Kështu dhe mbi këto fakte ndërtohet ligji dhe në varshmëri dhe me ndihmë të ekspertëve fillon të zbatohet në jetë. Kam mendime serioze në pritje se kështu vihet sistemi pak a shumë në binar dhe fillon të ndërtohet shteti i së drejtës.

Në Kosovë janë duke u zhvilluar dy procedura për dy ligje shumë të rëndësishme në luftën kundër krimit, korrupsionit, kontrabandës dhe të dukurive të tjera kriminale. Janë këto ligje që i nevojiten shtetin për të pastruar organet e së drejtës nga dukuritë e dëmshme dhe organet e shtetit nga format kriminale. Zakonisht janë dy ligje: 1. Ligji mbi Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme dhe2. Ligji mbi VETTING.

1. Ligji mbi Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme. Ky ligj ka për detyrë që në jetën e vendit të ndaloj veprimet kriminale në drejtim të krijimit të pasurisë së paluajtshme a të luajtshme. Për këtë ligj dhe për zbatimi adekuat krijohen organet e veçanta dy shkallësh që merren me këtë veprimtari antiligjore. Çdo njëri organ ndërtohet pranë çdo komune dhe ka kompetenca të merr vendime. Këto nuk janë ekzekutuese, nëse bëhet ankesa në afatet ligjore, në shkallë të dytë. Pas përfundimit të procedurës administrative, palët kanë të drejtë të paditin organin në gjykatën kompetente për çështje juridiko-pasurore.

Edhe këtu ka faza dhe nivele nëpër të cilat mund të kaloje lënda, derisa të bëhet ekzekutive. Si në njërën procedurë, ashtu edhe në tjetrën, nxirren fakte dhe merren dëshmi të ndryshme mbi pasurinë e krijuar dhe në bazë të tyre vendoset në procedure. Palët janë të gjitha që konsiderohen se kanë krijuar pasuri të paligjshme mbi veprimtarinë antiligjore. Ato kërkohet të mbulojnë pasurin me veprime ligjore dhe të shqyrtojnë tëra faktet, deri në vendosje. Është një formë shumë e mirë e luftës kundër krimit, kuptohet si në veprimtari publike e shtetërore, ashtu edhe në ato private, në tërë ekonominë e vendit. Me rëndësi është dyshimi i bazuar ligjor mbi pasurinë e krijuar se është antiligjore që procedura të hapet pranë organeve.

2. Ligji mbi VETTING

Zakonisht në vendet ku ka sistem juridik të drejtësisë ku vazhdojnë procedurat me vite e decenie, sikundër kur ka edhe dështime dhe përsëritje të procedurave me dy a tri apo katër herë, dyshohet se nëpër organet e luftimit të veprave penale, ka korrupsion dhe veprime kriminale. Këtej Kosova është keqe. Lëndët vazhdojnë me vite e me decenie nëpër gjykata të vendit. Prokuroritë kryejnë punë shkel e shko, pa u marrë me kompetencë me provat dhe me dëshmitë mbi veprën. Mbi këtë gjykatat vazhdojnë me zikzaket e shqyrtimit të lëndëve, e ku kalojnë me vite e me decenie pa përfunduar ose merren aktgjykimet e dëmshme, sipas provave jo adekuate të prokurorisë, që bëjnë veprime antiligjore.

Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, veprimet e planifikuara për krijim të pasurisë, qoftë në prokurori, qoftë në gjykata, kanë krijuar ç’rregullim të ashpra dhe pa VETTING janë të pa shërueshëm. Mirëpo, që VETTING-u të ketë përfundim të suksesshëm, lypset që të ndihmohen organet e VETTING-ut edhe nga organet dhe ekspertët profesional të SHBA-ve, nga Anglia, nga Gjermani etj. Nuk mendoj se VETTING-u mund të zhvillohet vetëm për vetëm nga organet e Kosovës. Aq më pak nga KPK dhe nga KGJK. Këto dy organe që janë përgjegjëse për tërë gjendjen në sistemin juridik. VETTING-u kërkohet të zhvillohet nga organet e veçanta që krijohen nga Kuvendi i Kosovës dhe ku marrin pjesë domosdo ekspertët nga SHBA, Anglia, Gjermania etj. Kështu dhe me këtë përbërje mundë të ecet.

Natyrisht në Ligjin mbi VETTING duhet të përfshihen organet dhe kompetencat e organeve të veçanta të VETTING-ut, edhe fusha e shtrirjes së ligjit dhe mënyra e zhvillimit. Çdo herë baza dhe veprimi duhet të caktohet në ligj. Kuptohet se këtu vjen për bazë performanca e prokurorit apo e gjyqtarit, nëse vetëm këtu ka kompetenca, sikundër edhe të organeve tjera, nëse edhe ato shqyrtohen. Me VETTING shqyrtohet pozita e çdo njërit, e kaluara, e tashmja dhe puna e kryer si gjyqtar a prokuror. Kështu dhe mbi këto fakte ndërtohet ligji dhe në varshmëri dhe me ndihmë të ekspertëve fillon të zbatohet në jetë. Kam mendime serioze në pritje se kështu vihet sistemi pak a shumë në binar dhe fillon të ndërtohet shteti i së drejtës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".