Kriza në Ukrainë, BE përgatitet për mbërritjen e miliona refugjatëve

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 16:25
Kriza në Ukrainë, BE përgatitet për mbërritjen e miliona refugjatëve

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për fluksin e miliona refugjatëve ukrainas në rast të një pushtimi rus, ndërsa Bashkimi Europian po përgatitet për mbërritjen e miliona refugjatëve, shkruan The New York Times

Komisionerja Europiane për Imigracionin Ilva Johansson tha gjatë një vizite në Poloni të martën se ekspertët e BE-së po hartojnë plane për të menaxhuar fluksin e madh të refugjatëve ukrainas.

“Edhe pse nuk është e qartë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të presidentit rus Vladimir Putin, ne duhet të përgatitemi për mbërritjen  masive të refugjatëve ukrainas në Bashkimin Europian, tha Johansson.

OKB-ja i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbledhë 190 milionë dollarë në mbështetje të ukrainasve, megjithëse deri më tani është mbledhur vetëm 9% e kësaj shume.

“Nëse shpërthen lufta, ndikimi në popullin ukrainas dhe në Europë do të jetë i madh”, tha Lani Fortier, një zyrtar i lartë.

(Kosova Sot Online)