Britania sot vendos për sanksionet e reja ndaj Rusisë

  • A.P /
  • 24 February 2022 - 18:05
Britania sot vendos për sanksionet e reja ndaj Rusisë

Britania e Madhe dhe SHBA do t’i shpallin sanksione Rusisë.
Pas pak do të kuptohet se çfarë sanksionesh do të vendosë Mbretëria e Bashkuar ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, raporton CNN.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të bëjë një deklaratë në Dhomën e Komunave rreth orës 17:00 GMT.

“Pas kësaj, Presidenti i SHBA Joe Biden planifikon të bëjë vërejtjet e tij të para publike për konfliktin e ri në Ukrainë në orën 17:30 GMT”, thotë Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, ambasadori i Ukrainës në SHBA po bën thirrje që Rusia të shkëputet nga sistemi i transferimit të parave Swift.

(Kosova Sot Online)