Digjet ndërtesa e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 16:05
Digjet ndërtesa e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Rusia është duke vazhduar sulmet ndaj Ukrainës, derisa televizioni “NEXTA”, ka publikuar pamje ku shihet ndërtesa e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në Chernigov derisa digjet.

Sot bëhen dy ditë që kur Vladimir Putin ka vendosur që të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë me qëllim të pushtimit.

E gjithë bota Perëndimore ka dënuar agresionin rus dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Putinit me qëllim të parandalimit.

(Kosova Sot Online)