Dhunohet një grua në Kamenicë

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 09:13
Dhunohet një grua në Kamenicë

Një burrë është vënë në pranga dje në Kamenicë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua.

Sipas policisë rasti i dhunimit ka ndodhur më datën 23 shkurt, ndërsa i dyshuari është prangosur dje me 26 shkurt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM /Kamenicë, 23.02.2022-16:00/22:00. Me datë 26.02.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ditë me parë e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


(Kosova Sot Online)