Digjet depoja e naftës afër Kievit

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 10:25
Digjet depoja e naftës afër Kievit

Raketat ruse kanë goditur qytetin ukrainas të Vasylkiv në jugperëndim të kryeqytetit, Kiev, duke i vënë flakën një refinerie nafte, tha kryetari i bashkisë së qytetit sot, shkruan BBC.

“Armiku dëshiron të shkatërrojë gjithçka përreth”, tha Natalia Balasinovich në një video të postuar në internet.”

Fotografitë dhe videot e postuara në rrjete tregojnë flakët e mëdha të zjarrit dhe tymin e zi, ndërsa autoritetet paralajmëruan banorët që të jenë në gatishmëri për tym toksik.


(Kosova Sot Online)