
Ukraina ngre padi kundër Rusisë në Hagë

Ukraina ka ngritur padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy.
Gjykata e OKB-së që zgjidh mosmarrëveshjet midis shteteve në lidhje me të drejtën ndërkombëtare, do të merret me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND”, shkroi Zelensky në Twitter.
“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për ta justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë ta ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, ka shkruar presidenti ukrainas.
(Kosova Sot Online)