Spanja ndëshkon Rusinë, mbyll hapësirën ajrore

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 17:24
Spanja ndëshkon Rusinë, mbyll hapësirën ajrore

Spanja i është bashkuar vendeve të tjera Europiane, të cilat kanë mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet ruse.

Ministria Spanjolle e Transportit në një reagim ne rrjete sociale bëri me dije se kjo masë është marrë në bashkëpunim me BE-së.

“Spanja do të vazhdojë të mbyllë hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse. Në përputhje me direktivat e bashkëpunimit të rënë dakord nga BE -ja, kjo masë do të prekë fluturimet e operuara nga linjat ajrore ruse që përdorin hapësirën ajrore spanjolle”, shkruhet në reagim.

(Kosova Sot Online)