
Lexoni edhe:
Kosova duhet të jetë gati për mbrojtje, të armatoset edhe me dronët e prodhimit turk!
Po shënohet dita e shtatë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv, ndërsa në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar edhe në Zhytomyr. Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet e ditës së sotme lidhur me Ukrainën.
[08:27] OKB: 136 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, mes tyre edhe 13 fëmijë
Kosova duhet të jetë gati për mbrojtje, të armatoset edhe me dronët e prodhimit turk!Lexoni edhe:
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë. BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.
Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.
OKB tha gjithashtu se rreth 400 persona janë plagosur nga luftimet deri tani.
[08:06] Civilë të vrarë nga sulmet në Zhytomyr
Ukraina ka thënë se sulmet ruse me raketa kanë lënë të vdekur të paktën dy persona të vdekur në qytetin Zhytomyr, i cili gjendet 120 kilometra në perëndim të Kievit.
Sulmi, i cili ka pasur cak një bazë ajrore në qytet, ka goditur shtëpi në afërsi.
Ministria e Brendshme ukrainase ka thënë se të paktën dy persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë të plagosur.
Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, ka thënë më herët se shifrat e viktimave janë edhe më të larta.
[08:03] Bombardimet e përgjakshme në Kharkiv, konfirmohen 21 viktima dhe shumë të plagosur
Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur nga bombardimet e rusëve në qytetin Kharkiv, mbrëmjen e kaluar.
“BBC” raporton se sulmet në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë kanë lënë të plagosur 112 persona.
Guvernatori i Administratës Shtetërore në Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën”, pavarësisht bombardimeve të rënda të martën gjatë natës.
[07:40] Vendimi i fundit i Bjellorusisë lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë
Bjellorusia do të dyfishojë numrin e trupave të saj në kufirin jugor me Ukrainën, tha udhëheqësi i këtij vendi, Alexander Lukashenka.
Grupet e batalioneve taktike në kufi do të rriten nga pesë në dhjetë gjatë dy ditëve të ardhshme, tha ai.
Sipas tij, këto janë grupe mobile, të trajnuara mirë dhe të gatshme “për të ndaluar çdo provokim dhe çdo veprim ushtarak kundër Bjellorusisë”.
Për të lexuar më shumë rreth këtij lajmi, kliko KËTU.
[07:30] SHBA mbyll hapësirën ajrore për Rusinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se administrata e tij ka marrë vendim për të mbyllur hapësirën ajrore të SHBA-së për të gjitha fluturimet ruse.
Veprimi pason masa të ngjashme, të ndërmarra nga vendet evropiane dhe Kanadaja, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Duke folur para Kongresit amerikan për gjendjen në vend, Biden tha se ndalesa do ta izolojë edhe më shumë Rusinë dhe do ta rëndojë edhe më shumë ekonominë e saj.
[07:16] Biden kritikon ashpër Putinin, zotohet të ndalë agresionin rus
Mes shqetësimesh të brendshme e një bote në ankth, Presidenti Joe Biden u zotua të ndalë agresionin rus në Ukrainë, të zbusë inflacionin në rritje në SHBA, si dhe për të trajtojë problemet e lidhura me koronavirusin.
Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër Presidentin rus Vladimir Putin të martën dhe mes ovacionesh të forta vlerësoi popullin ukrainas për shpirtin luftarak.
“Le t’i dërgojmë secili prej nesh një sinjal të qartë Ukrainës dhe botës se ne qëndrojmë me Ukrainën dhe popullin e saj”, tha zoti Biden.
Për të lexuar më shumë rreth këtij lajmi, kliko KËTU.
[07:11] Rusia intensifikon sulmet ndaj zonave urbane të Ukrainës
Rusia bombardoi të martën një kullë televizive në kryeqytetin e Ukrainës dhe lëshoi raketa mbi qytetin e Kharkivit duke intensifikuar bombardimet ndaj zonave urbane të Ukrainës. Ky zhvillim po shihet si një ndryshim taktike ushtarake nga ana e Moskës pas ngecjes së një sulmi që ka hyrë në ditën e gjashtë të tij.
Një zyrtar amerikan tha se një autokolonë ruse e blinduar, disa kilometra e gjatë, e cila i është drejtuar kryeqytetit të vendit, Kievit, nuk ka bërë asnjë përparim në 24 orët e fundit. Ajo kishte ngecur në vend për shkak të problemeve logjistike, mungesës së karburantit dhe ushqimeve, si dhe ndoshta ishte ndaluar për të rivlerësuar taktikat ushtarake.
Ministria ruse e mbrojtjes u kërkoi banorëve të Kievit të largohen dhe tha se do të godiste disa zona të cilat nuk i specifikoi, që përdoren nga shërbimet e sigurisë dhe të komunikimit të Ukrainës.
(Kosova Sot Online)