Kosova duhet të jetë gati për mbrojtje, të armatoset edhe me dronët e prodhimit turk!

Kosova duhet të jetë gati për mbrojtje, të armatoset edhe me dronët e prodhimit turk!
Kosova duhet të jetë gati për mbrojtje, të armatoset edhe me dronët e prodhimit turk!

Muhamet Kelmendi

  • 02 March 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Turqia ka avancuar shumë dhe në shumë fusha. Avancime ka edhe në fushën ushtarake, jo vetëm të artilerisë dhe sistemit raketor, por edhe të aviacionit, siç janë dronët. Shpresoj se Presidentja z. Vjosa Osmani i ka kërkuar armët e tilla. Kosova është jo mirë në fushën ushtarake. Republikës i duhen armë mbrojtëse. Sidomos raketa kundër aviacionit dhe mjete kundër tankeve. Me ato ruhet hapësira territoriale.

Veprimet e Kosovës në këtë situatë të re të krijuar, kërkohet të jenë në përputhje me veprimet e NATO-s dhe të SHBA-ve.

Pa i ndërprerë BE dhe SHBA lidhjet diplomatike me Rusinë nuk kërkohen veprime tjera nga Kosova. Mbyllja e ambasadave ruse në BE dhe në SHBA është momenti kur Kosova e mbyll Zyrën Ruse në Kosovë. Ajo që Kosova duhet të bëjë është që njerëzit nga Rusia dhe Serbia në Kosovë të përcillen dhe të mbesin nën kontroll të organeve të shtetit të Kosovës. Ata janë të rrezikshëm për sigurinë e Republikës. Natyrisht se Kosova ka punë tjera. Rusia mundë të shfrytëzon rastin dhe të kërkoj nga Serbia për të vepruar në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Mundet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Kjo, për ti krijuar NATO-s dhe SHBA-ve konflikte tjera luftarake. Mbi të gjitha është në shënjestër Kosova. Republika duhet të përgatitet dhe të rris funksionalitetin mbrojtës. Kjo është detyra esenciale. Kosova duhet të armatoset. Dihet që raportet Kosovë -Turqinë ka kohë që kanë qene të ftohura. Shkaqe ka të ndryshme. Natyrisht se me Turqinë kërkohet të përmirësohen raportet ndërshtetërore. Turqia ka avancuar shumë dhe në shumë fusha. Avancime ka edhe në fushën ushtarake, jo vetëm të artilerisë dhe sistemit raketor, por edhe të aviacionit, siç janë dronët. Shpresoj se Presidentja z. Vjosa Osmani i ka kërkuar armët e tilla. Kosova është jo mirë në fushën ushtarake.

Republikës i duhen armë mbrojtëse. Sidomos raketa kundër aviacionit dhe mjete kundër tankeve. Me ato ruhet hapësira territoriale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".