
Ukrainasit rimarrin qytetin e Makariv

Gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko, i cili po e përcjell luftën në Ukrainë thotë se ushtria ukrainase e ka rimarrë qytetin e Makariv, i cili gjendet rreth 50 km në perëndim të Kievit.
Ai thotë se Ukraina e ka fituar prapë atë pjesë, ndërsa e ka shprehur edhe pëlqimin e tij për këtë qytet.
“Po, ushtria ukrainase ka rimarrë qytetin e Makariv, rreth 50 km në perëndim të Kievit. Ata kanë fituar një terren atje. Më pëlqen shumë ai vend — ka rrugë ideale për çiklizëm”, shkroi Ponomarenko në rrjetin social Twitter.
(Kosova Sot Online)