Parlamenti ukrainas: Haga ka filluar hetimet për krime lufte kundër Rusisë

  • E. /
  • 03 March 2022 - 12:02
Parlamenti ukrainas: Haga ka filluar hetimet për krime lufte kundër Rusisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka filluar hetimet për krimet e luftës së Rusisë mbi Ukrainë.

Sipas një njoftimi të Parlamentit të Ukrainës, Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka deklaruar se pas kërkesës së 39 shteteve zyra e tij ka filluar një hetim.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka filluar hetimin e krimeve të luftës së Rusisë në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)